Bota

"Mendova se erdhi fundi"/ Pasagjeri përshkruan pamjet e frikshme gjatë incidentit ajror: Njerëzit u përplasën në tavan

Sipas tij njerëzit ishin pa rripa sigurimi dukë bërë që të dilnin nga vendet e tyre dhe të përplaseshin në tavanin e avionit.

12 Mars 2024, 11:44 Nga S.B
"Mendova se erdhi fundi"/ Pasagjeri përshkruan pamjet e frikshme
pamje nga ngjarja

SIDNEI- Një pasagjer përshkroi udhëtimin e frikshëm që përjetoi në një aeroplan që udhëtonte midis Australisë dhe Zelandës së Re. Sipas tij njerëzit ishin pa rripa sigurimi dukë bërë që të dilnin nga vendet e tyre dhe të përplaseshin në tavanin e avionit.

Të paktën 50 persona u plagosën të hënën nga ajo që LATAM Airlines e përshkroi si një "lëvizje të fortë" në aeroplanin kilian që udhëtonte nga Sydney në Auckland, Zelanda e Re. Boeing 787-9 Dreamliner më vonë u ul në Aeroportin e Auckland siç ishte planifikuar dhe do të vazhdonte në Santiago, Kili.

“Aeroplani, pa paralajmërim, ra. Dua të them se ra ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar ndonjëherë në çdo lloj turbulence të vogël, dhe njerëzit u lëvizën nga sediljet e tyre, goditën majën e tavanit të avionit, e ranë posht në dysheme," tha pasagjeri Brian Jokat.

"Mendova se erdhi fundi"/ Pasagjeri përshkruan pamjet e frikshme
Brian Jokat

LATAM Airlines tha në një deklaratë se kishte ndodhur një problem teknik gjatë fluturimit që shkaktoi një lëvizje të fortë. Në një deklaratë të mëvonshme, linja ajrore tha se avioni përjetoi një lëkundje të fortë gjatë fluturimit, shkaku i të cilit aktualisht është nën hetim.

Rreth 50 persona u trajtuan në vendngjarje për lëndime kryesisht të lehta, ndërsa 13 u shtruan në spital. Pasagjerët thanë se një numër njerëzish nuk kishin vendosur rripat e sigurimit kur fluturimi LA800 u trondit papritur.

“Nëse do të ishe në vendin tënd, do të ngjiteshe drejt e në tavan dhe do të përplaseshe me tavanin. Unë thjesht isha një nga ata me fat që u lidh me rrip sigurimi para incidentit”, tha Jokat.

zelande e re incident ne ajer

Sondazh

Poll