Bota

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Gjithashu bëhet me dije se janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodhen në spital.

12 Mars 2024, 10:24 Nga N.F
Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person,
Pamje nga aksidenti

KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në qytetin në fshatin Shtaric të Klinës në Pejë. Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Gjithashu bëhet me dije se janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi i plotë:

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

peje kosove aksident

Sondazh

Poll