Bota

Me 200 tonë ushqime, niset nga Qipro anija me ndihma drejt Gazas

Anija u nis nga porti i Qipros në një përpjekje për të hapur një rrugë të re detare për të dërguar ndihma humanitare për popullin në Gaza që është në prag të urisë.

12 Mars 2024, 10:40 Nga N.F
Me 200 tonë ushqime, niset nga Qipro anija me ndihma drejt Gazas
Anija e nisur drejt Gazas

GAZA- Anija "OPEN ARMS" ka nisur udhëtimin e saj drejt Gazës duke transportuar 200 tonë ushqime bazë si oriz, miell dhe ton të konservuar. Anija u nis nga porti i Qipros në një përpjekje për të hapur një rrugë të re detare për të dërguar ndihma humanitare për popullin në Gaza që është në prag të urisë.

Misioni financohet kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe organizohet nga ëorld Central Kitchen (ëCK) e kuzhinierit amerikano-spanjoll Jose Andres, ndërsa anijen e ofroi Proactiva Open Arms.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një bulevard detar me anije dhe maune të mbushura me miliona ushqime që do të rrjedhin pa pushim në Gaza”, thanë në një deklaratë drejtori ekzekutiv i ëCK Andres dhe Erin Gore.

Duke qenë se Gaza nuk ka një port, ëCK vuri në dukje se po krijon një skelë duke përdorur materiale nga ndërtesat e shkatërruara. Ai shtoi gjithashtu se ka mbledhur 500 tonë ndihma të tjera në Qipro, të cilat synon t'i transferojë edhe në Gaza. 

qipro ndihma lufta izrael-palestine gaza

Sondazh

Poll