Bota

Aksident i trefishtë në Angli, makina humb kontrollin dhe përplaset me muret e kështjellës Windsor

Mësohet se një makinë ka dolë nga rruga dhë është përplasur me muret e jashtme të kështjellës Windsor.

12 Mars 2024, 11:18 Nga N.F
Aksident i trefishtë në Angli, makina humb kontrollin dhe
Pamje nga aksidenti

ANGLI- Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Berkshire. Mësohet se një  makinë ka dolë nga rruga dhë është përplasur me muret e jashtme të kështjellës Windsor. Aksidenti u regjistrua mëngjesin e ditës së sotme ku mbeti i plagosur një person.

Sipas informacioneve në fillim ka ndodhur një përplasje e tre automjeteve, ku njëra prej tyre ka përfunduar në muret e rezidencës mbretërore. Policia mbylli rrugën në qendër të qytetit Berkshire, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë shoferit të plagosur.

Aksidenti ndodhi tre ditë pas arrestimit të një burri i cili u përplas me automjetin e tij në portat e Pallatit Buckingham.

angli aksident keshtjelle

Sondazh

Poll