Bota

Viti i ri sipas kalendarit balinez/ Bali bie në heshtje totale, çfarë është "Nyepi" që i mbyll banorët brenda në shtëpi për 24 orë

Për një periudhë 24-orëshe duke filluar nga ora 6 e mëngjesit, hindusët balinez agjërojnë, meditojnë, fikin energjinë elektrike dhe qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre ndryshe nga kulturat e tjera që dalin, festojnë e hedhin fishekzjarre.

12 Mars 2024, 10:57 Nga N.F
Viti i ri sipas kalendarit balinez/ Bali bie në heshtje totale,
Pamje nga festa Ngrupuk në Bali

BALI- Bali në Indonezi është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve në botë dhe si i tillë është i pushtuar nga turistë dhe zhurma. Por Bali një hërë në vit pushtohet nga heshtja një mënyrë për të festuar Vitin e Ri, Nyepi. Për një periudhë 24-orëshe duke filluar nga ora 6 e mëngjesit, hindusët balinez agjërojnë, meditojnë, fikin energjinë elektrike dhe qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre ndryshe nga kulturat e tjera që dalin, festojnë e hedhin fishekzjarre.

Oficerët lokalë të sigurisë, të quajtur pecalang, patrullojnë rrugët për t’u siguruar që askush të mos dalë jashtë. Nuk ka vetura në rrugë përveç ambulancës së rastit. Aeroporti dhe të gjitha atraksionet turistike dhe hotelet janë të mbyllura.

Çfarë është Nyepi?

Kalendari balinez është 210 ditë, dhe Nyepi festohet në ditën pas hënës së re të muajit të 10-të hënor – këtë vit u festua më 11 Mars. Një ditë para Nyepi është Ngrupuk, kur shëmbëlltyrat gjigante të përbindëshit të quajtur ogoh ogoh, që përfaqësojnë shpirtrat e këqij, parakalohen nga fëmijët vendas. Këto shëmbëlltyra kërkojnë muaj për t’u bërë dhe digjen simbolikisht pas paradës.

Ngrupuk është një ditë për të hequr të gjithë zhurmën nga sistemi para se të shënohet viti i ri.

ëayan shpjegon se është tradicionale të shkosh nga shtëpia në shtëpi “duke mbajtur një pishtar, duke bërë shumë zhurma, duke pështyrë erëza lokale mesëi në çdo cep të ndërtesave në kompleksin e shtëpisë sonë dhe duke ndërtuar një “kryq” ose tapakdara nga guri gëlqeror i bardhë në këmbët e faltoreve të familjes sonë”.

Ndërsa shumica e indonezianëve janë myslimanë, Bali është një përjashtim duke qenë kryesisht hindu. Megjithëse hinduizmi e ka origjinën në Indi, hinduizmi balinez ka shumë zakone dhe praktika të ndryshme. Pushimet hindu si Holi dhe Diëali janë shumë më pak të njohura në ishull sesa Nyepi.

 

 

bal ngrupuk nyepi

Sondazh

Poll