Aktualitet

Të dënuarit e Reçit, peticion për amistinë deputetëve të opozitës

Amnistia penale, e cila votohet zakonisht në fund të vitit, mbeti peng i tensioneve në Parlament.

12 Mars 2024, 09:28 Nga h.k

Të dënuarit e Reçit, peticion për amistinë

SHKODËR-Të dënuarit e burgut të Reçit u kanë dërguar letër publike deputetëve të opozitës, për të miratuar ligjin për amnistinë penale.

Amnistia penale, e cila votohet zakonisht në fund të vitit, mbeti peng i tensioneve në Parlament.

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur dakordësi për projektligjin, teksa të fundit thonë se PS po përpiqet të lirojë nga burgu zyrtarët e dënuar.

Nga ligji për amnistinë penale pritet të përfitojnë afro 600 të dënuar duke lehtësuar burgjet që janë të mbipopulluara. Për miratimin e ligjit duhen 84 vota në parlament.

Mazhoranca, duke qenë se nuk i ka e vetme këto vota, i duhet “ndihma” e opozitës, deputetët e të cilës kërkojnë që amnistia të përfshijë edhe personat që janë arrestuar gjatë protestave.

burgu i recit

Sondazh

Poll