Politike

AXHENDA/ Rama mbledh Asamblen Kombëtare të PS-së në Durrës, nga anëtarësimet te rigjenerimi i Partisë

Në këtë Asamble pritet të ketë ndryshime të shumta në degët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për shkak se kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si është punuar në terren.

11 Mars 2024, 14:27 Nga h.k
AXHENDA/ Rama mbledh Asamblen Kombëtare të PS-së në
Foto ilustruese

TIRANË-Ditën e dielnë 17 Mar Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare, ku do të marrin pjesë rreth 400 anëtarë në mbledhjen që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Në këtë Asamble pritet të ketë ndryshime të shumta në degët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për shkak se kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si është punuar në terren.

AXHENDA/ Rama mbledh Asamblen Kombëtare të PS-së në
Axhenda

Në mbledhjen e fundit, u kritikua shumë puna e socialistëve në Kavajë, një bashki të cilën e humbën në zgjedhjet vendore. Ashtu si në Asamblenë e kaluar, edhe ajo e së shtunës pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku edhe fjalimi i kryeministrit Rama nuk do të jetë publik.

Rama ka deklaruar më herët se do të ketë një hapje edhe më të madhe të Partisë Socialiste, për të synuar mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

partia socialiste asambleja kombetare

Sondazh

Poll