Bota

Stuhia "Monica" përmbyt Francën juglindore, humbin jetën 4 persona

Në periferi të fshatit Dion në Francën juglindore u gjet trupi i një burri, siç njoftoi departamenti i departamentit të Gard

11 Mars 2024, 14:20 Nga N.F
Stuhia "Monica" përmbyt Francën juglindore, humbin
Pamje nga permbytjet

FRANCË- Stuhia e cila ka përfshirë Francën juglindore ka sjellë vdekjen e 4 personave si dhe përmbyjen e disa zonave. Ndërsa në Spanjë nuk dihet fati i tre personave që u përfshinë nga dallgët.

Në periferi të fshatit Dion në Francën juglindore u gjet trupi i një burri, siç njoftoi departamenti i departamentit të Gard. Fati i tre personave të tjerë babai dhe dy fëmijët e tij është ende i panjohur. Nëna, 40 vjeçe, u shpëtua para se mjeti me të cilin po udhëtonte të përmbytej nga lumi i tejmbushur. 

Stuhia Monica u shoqërua në fundjavë me erëra të forta dhe reshje të konsiderueshme shiu në vendet evropiane. Në Spanjë tre persona janë përfshirë nga dallgët dhe nuk dihet fati i tyre, njoftuan sot autoritetet, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tyre.  Autoritetet kishin lëshuar një paralajmërim atë ditë për shkak të motit të keq që mbizotëronte për shkak të stuhisë Monica, me valë që arrinin lartësinë 2.5 metra.

 

francë stuhi

Sondazh

Poll