Bota

Përdhunoi dhe mbyti 21-vjeçaren pranë kështjellës së famshme në Gjermani, amerikani dënohet me burgim të përjetshëm

Sulmi i ndodhur në qershor, tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore për shkak të pranisë së shumë vizitorëve në Kështjellën Neuschwanstein, të cilët fotografuan dhe transmetuan skenën ndërsa 2 vajzat u dërguan me helikopter në spital.

11 Mars 2024, 13:41 Nga M.B
Përdhunoi dhe mbyti 21-vjeçaren pranë kështjellës
Një pamje e përgjithshme tregon kështjellën Neuschwanstein, pas një raporti të policisë për një sulm, pranë kështjellës Neuschwanstein, Gjermani

GJERMANI- Një amerikan u dënua sot me burgim të përjetshëm nga një gjykatë gjermane lidhur me një rast përdhunimi dhe vrasjeje të një turisteje dhe tentativë për vrasjen e shoqes së saj. Sulmi i ndodhur në qershor, tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore për shkak të pranisë së shumë vizitorëve në Kështjellën Neuschwanstein, të cilët fotografuan dhe transmetuan skenën ndërsa 2 vajzat u dërguan me helikopter në spital. Burri, një turist 31-vjeçar nga Michigan, i identifikuar nga gjykata si Troy B., u miqësua me dy vajzat pranë urës Maria, e cila ofron të kështjellës në Bavari, përpara se t'i joshte ato nga rrugën publike me premtimin e një pamjeje më të mirë.

Pranë kështjellës, ai përdhunoi dhe mbyti vajzën 21-vjeçare dhe hodhi shoqen e saj 22-vjeçare në një luginë 100 metra, kur ajo nxitoi për ta ndihmuar. 22-vjeçarja mbijetoi me plagë të rënda, pasi u kap në një degë peme ndërsa 21-vjeçarja vdiq në spital disa orë më vonë. Në një moment burri përdori telefonin e tij, të cilin prokurorët e gjetën plot pornografi të dhunshme, për të filmuar veten duke e mbytur 21-vjeçaren me rripin e tij. 31-vjeçari u kap më vonë të njëjtën ditë pas një kontrolli të policisë.


gjermani amerikan

Sondazh

Poll