Bota

Dy alarme për bombë brenda pak orësh, telefonatat e dyshimta mobilizojnë policinë greke, bllokohen disa rrugë

Sipas mediave greke paraditen e sotme në fillim erdhi alarmi i parë për bombë ku një telefonatë i paralajmëroi për një shpërthim por pa caktuar një afat se kur do të ndodhte. Pas kontrolleve rezultoi se alarmi i parë ishte fals. 

11 Mars 2024, 13:10 Nga N.F

Dy alarme për bombë brenda pak orësh, telefonatat e dyshimta

GREQI- Një tjetër telefonatë për bombë është bërë pasditen e sotme pas alarmit për bombë në në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës. Sipas mediave greke paraditen e sotme në fillim erdhi alarmi i parë për bombë ku një telefonatë i paralajmëroi për një shpërthim por pa caktuar një afat se kur do të ndodhte. Pas kontrolleve rezultoi se alarmi i parë ishte fals. 

Më vonë mediat greke raportuan për një tjetër alarm në godinën e Bibliotekës Kombëtare. Autoritet kryen kontrollet në ndërtesë por rezultoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë. Pas më shumë se një ore, qarkullimi i automjeteve u rikthye në normalitet.

 

greqi alarm bombe policia

Sondazh

Poll