Bota

“Putin ka dështuar”, Stoltenberg: Aleanca sot më e sigurt dhe më e fortë!

Komentet Stoltenberg i bëri para kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, pak përpara se flamuri i Suedisë të ngrihej jashtë selisë së NATO-s në Bruksel në një ceremoni që e bëri shtetin nordik, vendin e 32-të anëtar të aleancës.

11 Mars 2024, 14:19 Nga M.B
“Putin ka dështuar”, Stoltenberg: Aleanca sot më e sigurt
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se pranimi i Suedisë në aleancë tregon se Presidenti rus, Vladimir Putin dështoi në strategjinë e tij të luftës në Ukrainë për ta dobësuar atë. Komentet Stoltenberg i bëri para kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, pak përpara se flamuri i Suedisë të ngrihej jashtë selisë së NATO-s në Bruksel në një ceremoni që e bëri shtetin nordik, vendin e 32-të anëtar të aleancës. Stoltenberg shtoi se NATO është më e madhe dhe më e fortë.

“Sulmet e Kremlinit, jo vetëm që bëri që vendet e mëparshme të jo-angazhuara, Suedia dhe Finlanda të hynin nën ‘ombrellën mbrojtëse’ të NATO-s, por tani Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë. Kur Presidenti Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë dy vjet më parë, ai donte më pak NATO dhe më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi. NATO është më e madhe dhe më e fortë”, tha Stoltenberg.

 

nato stoltenberg

Sondazh

Poll