Bota

Akuza për terrorizëm, arrestohen 3 palestnezë në Itali

Brigadat e Martirëve Al-Aksa është një grup i armatosur që është i lidhur me lëvizjen Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe konsiderohet një grup terrorist nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

11 Mars 2024, 14:04 Nga M.B
Akuza për terrorizëm, arrestohen 3 palestnezë në Itali
Foto ilustruese

ITALIA- Policia italiane ka arrestuar 3 palestinezë, banues në Italinë qendrore, të cilët, sipas tyre, po planifikonin sulme në një vend. Sipas policisë, tre personat që jetonin në l'Aquila, rreth 120 km (75 milje) në verilindje të Romës, kishin krijuar një celulë të lidhur me Brigadat e Martirëve të Al-Aksa-s. Brigadat e Martirëve Al-Aksa është një grup i armatosur që është i lidhur me lëvizjen Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe konsiderohet një grup terrorist nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Policia italiane tha se 3 palestinezët ishin akuzuar për komplot kriminal për qëllime terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, i cili parashikon dënime me burg deri në 15 vjet. Po ashtu raportohet se një nga 3 personat kërkohet nga Izraeli, i cili është në luftë me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës dhe një gjykatë italiane po shqyrton një kërkesë ekstradimi për të.

italia palestineze

Sondazh

Poll