Sport

De Rossi i kënaqur edhe me një pikë: “Nuk më pëlqen të festoj barazime, por…”

Trajneri i Romës është shprehur i lumtur për barazimin 2-2 ndaj Fiorentinës për shkak të rrethanave të lojës

11 Mars 2024, 12:21 Nga DOSJA

De Rossi i kënaqur edhe me një pikë: “Nuk më

ITALI - Roma mori një pikë ndaj Fiorentinës, në një ndeshje plot emocione, në të cilën  ‘verdhekuqtë’ humbën dy herë, por arritën të barazojnë në fund të lojës…

Pas fishkëllimës së fundit, Daniele De Rossi pranoi se nuk i pëlqen të festojë barazime... por se kjo ishte e veçantë për shkak të rrethanave (Svilar priti një penallti kur ishte 2-1).

“Të mos humbasësh një ndeshje si kjo është thelbësore, jo vetëm për klasifikimin, por për entuziazmin në dhomat e zhveshjes. Nuk më pëlqen të festoj barazime, luajtëm kundër një ekipi të madh në një stadium të vështirë. 

Qëndruam në lojë me qëndrimin e duhur deri në fund, në një kampionat të gjatë si këto netë. Jo vetëm për klasifikimin, por edhe për entuziazmin në fund të lojës”.

Trajneri italian u pyet edhe për zëvendësimin e Mancinit, në minutën e 33-të, i cili mori karton të verdhë pas vetëm gjashtë minutash, duke shpjeguar se ishte për të shmangur përjashtimin: “Nuk kam nevojë as të flas për të. 

Stadiumi kërkoi të verdhën e dytë, nuk është ndryshim teknik, thjesht për të shmangur kartonin e kuq. Në stadium pati një ndjesi të fortë për këtë protestë. Sipas mendimit tim ai do të ishte dëbuar menjëherë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll