Sport

Ferran Torres ende nuk stërvitet me Barçën, do të jetë jashtë ndaj Napolit...

Sulmuesi i katalanasve nuk doli në fushë këtë të hënë dhe nuk do të jetë në listë për ndeshjen e nesërme kundër Napolit.

11 Mars 2024, 11:52 Nga DOSJA
Ferran Torres ende nuk stërvitet me Barçën, do të

SPANJE - Ferran Torres nuk do të stërvitet këtë të hënë dhe do të mungojë kundër Napolit, në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League (21:00). Sulmuesi nuk ishte as në fushën e Ciutat Esportiva Joan Gamper sepse nuk dëshiron të rrezikojë.

Sulmuesi valencias nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi i bicepsit të femurit në kofshën e djathtë që pësoi kundër Osasuna-s, gati një muaj e gjysmë më parë. Ferran Torres ka bërë gjithçka për t'u rikthyer në skuadër, por është e parakohshme që ai të rikthehet kundër Napolit, pavarësisht rëndësisë së ndeshjes. Shenja është ende shumë e ndjeshme dhe do të ekzistonte rreziku i rikthimit.

Nga ana tjetër, Barça është stërvitur me të gjithë në dispozicion. Po ashtu edhe Marcos Alonson, i cili do të jetë e vetmja shtesë në listën e të thirrurve ndaj italianëve. Pjesa tjetër e atyre që janë në dispozicion do të jenë të gjithë gati, përfshirë Raphinha-n, i cili ka kapërcyer goditjen që pësoi ndaj Mallorca-s dhe dje u stërvit normalisht. Përveç kësaj, Xavi kishte lojtarët nga filiali, si Marc Casadó, Unai Hernández, Héctor Fort, Marc Guiu dhe Pau Cubarsí, i cili ka mundësi për të filluar.

Këtë herë presidenti Joan Laporta nuk ishte në stërvitje, por Rafa Yuste. Zv.presidenti, siç bën zakonisht, ka pritur lojtarët në barin e fushës “Tito Vilanova” në Ciutat Esportiva Joan Gamper për t'i përshëndetur dhe uruar fat në ndeshjen e rëndësishme të kësaj të marte në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll