Sport

Roberto D'Aversa shkarkohet nga pankina e Lecce, pasi u bë 'Zidane'...

Lecce ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin e tyre për goditjen me kokë ndaj sulmuesit të Veronas, Thomas Henry në ndeshjen e së dielës.

11 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Roberto D'Aversa shkarkohet nga pankina e Lecce, pasi u bë

ITALI - Roberto D'aversa (48) humbi durimin këtë fundjavë në humbjen e Leçes (0-1) kundër  Veronës, duke mos qenë në gjendje të kontrollonte nervat e tij në fund të ndeshjes, në atë moment ai vendosi të shkonte drejt një lojtari kundërshtar dhe t’i jepte atij një goditje në kokë. Ai e tregoi veten si një “Zidane” i vërtetë… 

Lecce-s nuk i ka pëlqyer aspak gjesti dhe pak më pas ka postuar një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka bërë të qartë se "ne dënojmë gjestin e D'Aversa". “Është një akt në kundërshtim me parimet dhe vlerat e sportit”. 

Këtë të hënë, një ditë më pas dhe herët në mëngjes, klubi zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit gjerman, duke shpërfillur shpjegimet e trajnerit që dha në një konferencë shtypi, ku u përpoq të justifikohej. 

“Pas ngjarjeve të ndodhura në fund të ndeshjes Lecce - Verona, klubi i Lecce-s njofton se ka liruar nga detyra trajnerin D’Aversa. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për punën e bërë”.

Situata sportive nuk është më e mira për Lecce-n, pa fitore në dhjetë ditët e fundit dhe me vetëm një pikë diferencë sa i përket rënies. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll