Sport

Zemërimi i De Bruyne me Pep Guardiolën dhe reagimi tepër i komentuar i trajnerit...

Vendimi i Guardiolës për ta ulur në pankinë, me më shumë se 20 minuta të mbetura dhe rezultati ishte i barabartë 1-1 nuk i pëlqeu De Bruyne.

11 Mars 2024, 10:44 Nga DOSJA

Zemërimi i De Bruyne me Pep Guardiolën dhe reagimi tepër i

ANGLI - Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola u përfshinë në një debat të ashpër, pasi  futbollisti belg u zëvendësua nga trajneri spanjol në minutën e 69- të të ndeshjes që  Manchester City e përfundoi në barazim 1-1 ndaj Liverpoolit.

Gjeniut të Drongenit (Belgjikë) nuk i pëlqeu vendimi i Guardiolës për ta ulur në stol kur kishin mbetur edhe më shumë se 20 minuta dhe rezultati ishte i barabartë.

Guardiola u përpoq të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, duke sakrifikuar De Bruyne dhe Julián Álvarez për të aktivizuar Jeremy Dokun dhe Mateo Kovacic dhe për të provuar të dominojë mesfushën.

Kevin De Bruyne ka shprehur mërzitjen e tij për zëvendësimin, qoftë edhe në stol, gjë që ka nxitur reagimin e Pep Guardiolës.

"De Bruyne po ankohet. Ai po ankohet siç duhet," komentoi Gary Neville për 'Sky Sport'.

Por larg nga zemërimi, Guardiola ishte i kënaqur me reagimin e De Bruyne: "Jam i lumtur që e shoh këtë! Më pëlqen nëse ai është i mërzitur, është mirë. Ai është i lumtur tani. Ai e dinte se çfarë na mungonte, ne kishim nevojë për të mbajtur topin. Më pas, pasi ai u largua, ne bëmë më mirë”.

"Por dëgjo Kevin... çfarë mund të them për Kevinin? Ne kemi nevojë për të dhe ai është i rëndësishëm,"- tha Pep pas ndeshjes.

Guardiola dhe De Bruyne më vonë u përqafuan me njëri-tjetrin në fushë.

Zemërimi i De Bruyne me Pep Guardiolën dhe reagimi tepër i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll