Sport

Shpërthen skandali në Kamerun, 62 lojtarë të pezulluar për mashtrim moshe!...

FECAFOOT, përmes mediave të ndryshme vendase, ka njoftuar se 62 lojtarë nga kampionati i Kamerunit janë shpallur të papërshtatshëm për MTN Elite One Play-off për shkak të identitetit të dyfishtë dhe për gënjeshtra të hapura për moshën e tyre.

11 Mars 2024, 12:06 Nga DOSJA
Shpërthen skandali në Kamerun, 62 lojtarë të pezulluar
Samuel Eto'o, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit

KAMERUN - Federata e Futbollit të Kamerunit (FECAFOOT), përmes mediave të ndryshme lokale, njoftoi mëngjesin e sotëm, se 62 lojtarë nga kampionati i Kamerunit  janë shpallur të papërshtatshëm për MTN Elite One Play-offs për shkak të identitetit të tyre të dyfishtë dhe gënjeshtrave për moshën e tyre. 

Midis tyre është edhe Nathan Douala, një lojtar i Victoria United të A-League, i cili supozohet se është 17 vjeç. Çështja që rrezikon të lërë gjurmë, veçanërisht në klubin e Nathan Douala, i cili pa shtatë lojtarë të skuadrës së tij të pezulluar. 

Çështja ka shpërthyer në akademinë Yong Sport, e cila nuk do të mund të llogarisë 13 lojtarë në ekipin e saj, të shpallur përkohësisht të papërshtatshëm nga Federata e Kamerunit. 

E gjithë kjo polemikë e pabesueshme që rrezikon futbollin kamerunas, i kryesuar nga Samuel Eto'o, tashmë i njollosur nga polemika të shumta muajt e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll