Phil Foden synon një rinovim me një rritje page te Man.City: ai do të ishte ndër më të paguarit në Premier League...
ANGLI - Phil Foden është duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij, por dëshiron që ato shfaqj...
Arbitri Patrick Ittrich ndërhyri në mënyrë, që futbollisti Josuha Guilavogui të merrte frymë pasi ishte shtrirë në bar.

GJERMANI - Gjyqtari Patrick Ittrich i shpëtoi jetën futbollistit Josuha Guilavogui gjatë ndeshjes që Bayern Munich fitoi 8-1 kundër Mainz 05 në “Allianz Arena”.
Në një moment të ndeshjes Guilavogui, që aktualisht luan për Mainz 04, mbeti i shtrirë në tokë, me probleme në frymëmarrje dhe u trajtua shpejt nga arbitri.
"Nëse dikush është i tillë, duhet të veprosh shpejt. Unë kam përjetuar shumë situata të tilla. Ai ishte bllokuar me gjuhën e tij. Duhet t’ia nxirrni dhe pastaj mund të marrë frymë", shpjegoi vetë Ittrich për shtypin gjerman pas ndeshjes.
Në minutën e 33-të të lojës, Guilavogui u përplas me kokë me gjurin e shokut të tij të skuadrës Anthony Caci, pas një dyluftimi me Thomas Müller, duke mbetur i shtrirë në tokë.
“Askush nuk e kuptoi menjëherë seriozitetin e situatës”,- deklaroi Patrick Ittrich, i cili shpejt vuri në krah Guilavoguin, për të shmangur problemet e mbytjes.
#Guilavogui pic.twitter.com/nCYGKwBP81
— Mercedes-Benz (@Mercee_200) March 9, 2024
Më pas ai mundi të largohej vetë nga fusha dhe u zëvendësua nga Edimilson Fernandes. Vetë Josuha Guilavogui, më pas e ka falënderuar gjyqtarin Ittrich për ndihmën e tij.
"Faleminderit shumë për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën e dhënë nga Patrick Ittrich, shokët e mi të skuadrës dhe mjekët e Mainz 05,"- tha mesfushori francez 33-vjeçar, i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti për Saint-Étienne, Wolfsburg, Girondins dhe FSV Mainz 05.
„Vielen herzlichen Dank für das schnelle Eingreifen und die geleistete Hilfe, @patrick_ittrich, meinen Mitspielern und den Ärzten des @1fsvmainz05!“
— Josuha Guilavogui (@JossGuilavogui) March 10, 2024
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Phil Foden është duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij, por dëshiron që ato shfaqj...
ARABIA SAUDITE - "Jam i lumtur që jam në Arabinë Saudite dhe jam i lumtur që përfaqësoj Al Nassr. Për mua deri tani sezoni ...
ITALI - Një gol i mrekullueshëm i Diego Llorente në minutën e 95-të shpëtoi Romën e Daniele De Ros...
ITALI - Trajneri i Leçes, Roberto D'Aversa goditi me kokë sulmuesin francez të Veronës, Thomas Henry, pas ndeshjes që skuadra e tij...
SHBA - Inter Miami pësoi humbjen e parë këtë sezon, kundër Montrealit (2-3), në shtëpi, në një ndeshje ...
GJERMANI - Bayer Leverkusen iu kundërpërgjigj menjëherë Bayern Munichut dhe të dielën e ditës së n...
SPANJE - Reali i Madridit fiton thellë ndaj Celta Vigos dhe i afrohet edhe më shumë titullit kampion në La Liga. “Los Blancos” s...
ITALI - Juventusi lë pikë të tjera në Serinë A, duke u detyruar t’i lëshojë vendin e dytë Milanit. “Zonja e ...
ANGLI - Eshtë mbyllur në barazim superndeshja e javës së 28-të të Premier League mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Një nd...
ITALI - Tre pikët pa Leaon dhe parakalimi ndaj Juventusit në klasifikim . Milani nuk mund të dëshironte për një pasdite më t&...