Bota

Agresioni rus në Ukrainë, Orban zbulon planet e Trump: Ka një vizion shumë të qartë, nuk do të japë asnjë qindarkë për luftën

Orban ka pohuar se Trump ka plane mjaft të detajuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kryeministri hungarez më tej ka shtuar se Trump nuk do të japë asnjë qindarkë për të luftuar agresionin rus në Ukrainë.

11 Mars 2024, 09:55 Nga N.F
Agresioni rus në Ukrainë, Orban zbulon planet e Trump: Ka një
Trump dhe Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban pas takimit me ish-presidentin amerikan, Donald Trum ka folur rreth diskutimeve që ata kanë folur. Orban ka pohuar se Trump ka plane mjaft të detajuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kryeministri hungarez më tej ka shtuar se Trump nuk do të japë asnjë qindarkë për të luftuar agresionin rus në Ukrainë.

“Ai ka një vizion shumë të qartë me të cilin është e vështirë të mos pajtohesh. Ai thotë si vijon: së pari, ai nuk do të japë asnjë qindarkë për luftën ruso-ukrainase. Kjo është arsyeja pse lufta do të përfundojë, sepse është e qartë se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta. Nëse amerikanët nuk japin para dhe armë së bashku me evropianët, lufta do të përfundojë. Dhe nëse amerikanët nuk japin para, atëherë evropianët nuk do të mund të financojnë vetëm këtë luftë. Dhe atëherë lufta do të përfundojë,” tha Oban.

Orban gjithashtu shtoi se nëse evropianët kanë frikë nga rusët ose duan të kenë një nivel të lartë sigurie në përgjithësi duhet të paguajnë për këtë.

“Nëse evropianët kanë frikë nga rusët ose duan të kenë një nivel të lartë sigurie në përgjithësi, ata duhet të paguajnë për këtë. Ose duke ndërtuar ushtrinë e tyre dhe pajisjet e tyre, ose nëse përdorin amerikanët për këtë, duke paguar amerikanët një çmim, çmimin e sigurisë. Kështu që ai [Trump] po flet drejtpërdrejt dhe qartë”, tha kryeministri hungarez.

 

trump orban lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 22:51 N.F

Fundi i rrjetit social

Foto ilustruese SHBA- Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u ...