Bota

FOTOT/ Shpërthim i fuqishëm në një bodrum në Greqi, dëme të mëdha materiale, banorët: Ka pasur edhe një shpërthim tjetër në këtë objekt

Mësohet se një shpërthim ka ndodhur pas orës 3 të mëngjesit të së hënës në një bodrum në rrugën Lagoumitzi në Kallithea.

11 Mars 2024, 09:35 Nga N.F
FOTOT/ Shpërthim i fuqishëm në një bodrum në Greqi,
Pamje nga vendi i ngjajres

GREQI- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Mësohet se një shpërthim ka ndodhur pas orës 3 të mëngjesit të së hënës në një bodrum në rrugën Lagoumitzi në Kallithea.

Shpërthimi ka ndodhur në një bodrum verërash ndërsa mediat greke raportojnë se në këtë objekt ka pasur edhe shpërthime të tjera më parë.  Siç shihet edhe në fotot pas shpërthimit  bodrumi është shkatërruar ndërsa dëmë kanë marrë edhe objektet përreth. 

“Dy katet e para të pallatit u shembën, 11 makina u shkatërruan, të gjitha xhamat u thyen”, tha një banor i zonës. Sipas një banori tjetër, ky bodrum është i pronarit të klubit të njohur të natës që ndodhet në anën e pasme dhe se nuk është hera e parë që ndodh një shpërthim në këtë objekt.

"Kishin bombarduar sërish në të shkuarën, 8-10 vjet më parë nuk e mbaj mend saktësisht. Dhe i njëjti dëm ishte bërë. Të gjitha xhamat janë thyer nga shtëpia ime dhe në të gjithë lagjen. Ishte një shpërthim shumë i fortë pasi pallati u trondit,” shtoi banori.

 

greqi shperthim bodrum deme

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 22:51 N.F

Fundi i rrjetit social

Foto ilustruese SHBA- Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u ...