Bota

Vuçiç flet për takimin e ambasadorit të Serbisë në SHBA me Radoiçiç: Nuk e kam pyetur atë por po e sulmojnë Markon

Presidenti serb tha gjithshtu se ata po e sulmojnë Marokun dhe se është duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka.

10 Mars 2024, 22:43 Nga E. D
Vuçiç flet për takimin e ambasadorit të Serbisë
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ka bërë një koment për fotografinë e shpërndarë ku shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç dhe organizatorit të dyshuar të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç.

Vuçiç ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi. Presidenti serb tha gjithashtu se ata po e sulmojnë Markon dhe se është duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka.

“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të. Tani ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar djallin. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend," ka thënë presidenti Vuçiç.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 22:51 N.F

Fundi i rrjetit social

Foto ilustruese SHBA- Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u ...