Bota

E rëndë në Hawaii, babai godet për vdekje me thikë gruan dhe tre fëmijët, pastaj vret veten

Mësohet se një baba goditi me thikë gruan dhe tre fëmijët e tij përpara se të vriste jetën të dielën në mëngjes. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulus.

11 Mars 2024, 07:16 Nga N.F
E rëndë në Hawaii, babai godet për vdekje me thikë
Foto ilustruese

HAWAI- Një tragjedi familjare është regjistruar në Hawaii. Mësohet se një baba goditi me thikë gruan dhe tre fëmijët e tij përpara se të vriste jetën të dielën në mëngjes. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulus. Autori i dyshuar është ndër të vdekurit, trupat e të cilëvë u gjetën pajetë brenda shtëpisë.

Po në këtë zonë policia gjeti thikën me të cilën babai vrau fillimisht gruan e më pas tre fëmijët e tyre 17, 12 dhe 10 vjeç. Dëshmitarët kanë rrëfyer se kjo është një nga krimet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit në Haëaii u parapri nga një përleshje brenda shtëpisë. Policia u njoftua për përleshjen në orën 8:30 me oficerët që hynë në shtëpi 45 minuta më vonë për të gjetur pesë trupat - të sulmuesit dhe katër viktimave të tij.




 

hawai vrasje vetevrasje

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 22:51 N.F

Fundi i rrjetit social

Foto ilustruese SHBA- Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u ...