Bota

Kuleba i përgjgjet propozimit të Papa Françeskut: Flamuri ynë është i verdhë dhe blu, të mos përsërisim gabimet e së kaluarës

Kuleba përmes një mesazh të postuar në "X" se ata nuk do te ngrejnë kurrë një flamur tjetër përveç atij me ngjyrat të verdhë dhe blu.

10 Mars 2024, 22:44 Nga N.F
Kuleba i përgjgjet propozimit të Papa Françeskut: Flamuri
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Kreu i diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba ka reaguar në lidhje me deklaratën e Papa Françeskut ku shpreher se Kievi duhet të marrë guximin për të ngritur flamurin e bardhë dhe për të negociuar. Kuleba përmes një mesazh të postuar në "X" se ata nuk do te ngrejnë kurrë një flamur tjetër përveç atij me ngjyrat të verdhë dhe blu.

“Flamuri ynë është i verdhë dhe blu. Për këtë flamur jetojmë, vdesim dhe triumfojmë. Nuk do të ngremë kurrë një flamur tjetër”, u përgjigj Kuleba.


“Kur bëhet fjalë për flamurin e bardhë, ne e dimë strategjinë e Vatikanit gjatë pjesës së parë të shekullit të 20-të. I bëj thirrje që të shmangë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në betejën e tyre për jetën”, shtoi ai, duke iu referuar me sa duket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.


Megjithatë, ai shprehu shpresën se Françesku do të gjente mundësinë për të vizituar Ukrainën. Në një intervistë që dha për rrjetin televiziv shtetëror RTS dhe transmetuar dje, Papa Françesku, i pyetur për situatën në Ukrainë, tha se nuk duhet të turpërohet të negociojë përpara se situata të përkeqësohet.

“Unë besoj se më të fuqishmit janë ata që e shohin situatën, mendojnë për njerëzit dhe kanë guximin të ngrenë flamurin e bardhë dhe të negociojnë”, theksoi ai.

papa françesku dmytro kuleba lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll