Aktualitet

Ngrihet një pistë e re hetimi/ Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit në Itali: Me viktimën kishim konflikte të vjetra për një vajzë

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime nga ana e hetuesve në lidhje me këto deklarata të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

10 Mars 2024, 12:54 Nga r.ll
Ngrihet një pistë e re hetimi/ Zbardhet dëshmia e
mikea zaka

ITALI- Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, dyshohet se është pista kryesore e përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën dhe tre u plagosën. Lidhur me ngjarjen në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, dëshmia e të cilit ka ngritur një pistë të re hetimi se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë. 

Mikea Zaka thotë se me viktimën, 27-vjeçarin Kasen Kasmin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime nga ana e hetuesve në lidhje me këto deklarata të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

perplasje me arme ne itali mikea zaka kasem kasmi

Sondazh

Poll