Aktualitet

Përplasja e përgjakshme mes shqiptarëve në Itali, identifikohet viktima dhe autori (EMRAT)

Në momentet e para pas të shtënave, u raportua edhe për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes.

10 Mars 2024, 11:34 Nga r.ll
Përplasja e përgjakshme mes shqiptarëve në Itali,
mikea zeka

ITALI-Janë identifikuar viktima dhe autori i përplasjes së përgjakshme mes bandave shqiptare që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.

Në momentet e para pas të shtënave, u raportua edhe për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij vijon të jetë kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e vona të mbrëmjes, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia. Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. 

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes. Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. 

mikea zeka kasen kasmi

Sondazh

Poll