Aktualitet

"Shoferi i urbanit të linjës së "Unazës" nuk u ndje mirë"/ Policia reagon për aksidentin në Tiranë: U përplas me një pemë dhe një motor

Shoferi po merr ndihmën mjekësore në spital. 

10 Mars 2024, 11:01 Nga r.ll
"Shoferi i urbanit të linjës së "Unazës" nuk
pamje nga aksidenti

TIRANË- Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme në rrugën " Ferit Xhajko" në Tiranë. Në aksident u përfshi edhe një urban i linjës së "Unazës".

Sipas policisë, shoferi i autobusit nuk është ndjerë mirë, teksa ishte në timon. Pas kësaj ai është përplasur me një pemë dhe motomjet që ishte i parkuar. Shoferi po merr ndihmën mjekësore në spital. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll