Aktualitet

Përplasja mes shqiptarëve në Itali/ Pazaret e drogës është një nga pistat e hetimit, çfarë deklaroi 23-vjeçari në polici për ngjarjen

I arrestuari akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

10 Mars 2024, 10:18 Nga r.ll
Përplasja mes shqiptarëve në Itali/ Pazaret e drogës
foto ilustruese

ITALI- Përplasja mes bandave shqiptare në një lokali në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e një personave dhe la tre të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të anëtarë të tjerë të bandës. I arrestuari akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

Ende nuk dihen me saktësi arsyeja e përplasjes mes shqiptarëve, po një pistë e fortë dyshimi është ajo e konfliktit për kontrollin e trafikut të drogës. Ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur edhe dinamikën e deri tanishme të ngjarjes.

Fillimisht u tha se grupi që kishte mbërritur në lokal kishte hapur zjarr ndaj klientëve, analiza e pamjeve të regjistruara nga kamerat brenda klubit dhe deklarat e bërë nga 23-vjeçari i arrestuar solli një kthesë në hetimin e ngjarjes. 23-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë në lokal me disa shokë dhe se pak para orës 19.30 ka mbërritur një grup prej katër bashkatdhetarësh me të cilët ka nisur menjëherë një debat.

Pra nuk ka qenë një pjesëtar i grupit që ka mbërritur në lokal që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, por një nga grupi që ndodhej brenda lokalit. Viktima 27-vjeçare dhe të plagosurit e tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë në Umberto I dhe një në San Camillo, janë anëtarët e bandës që mbërriti më vonë në lokalin "Shake". 23-vjeçari u tha efektivëve se arma nuk ishte e tij por e njërit prej grupit që erdhi më vonë dhe të cilit arriti t'i rrëmbejë armën nga dora. Por është një version që policia nuk e beson dhe mbi të cilin po vijojnë hetimet e mëtejshme. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Frosinones.

"Jam i tronditur, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme, është një plagë për të gjithë qytetin", tha kryebashkiaku i Frosinone, Riccardo Mastrangeli, i cili bëri të ditur se i kishte kërkuar prefektit sërish Komisioni e Sigurisë. Ditët e fundit Komiteti tashmë ishte mbledhur dhe autoritetet kishin shqyrtuar valën e krimit në disa komuna të krahinës. Pas disa orësh, dy persona kishin sulmuar, rrahur dhe grabitur Këshilltarin e Financës Adriano Piacentini, teksa ai kthehej në shtëpi në banesën e tij, duke e lënë në tokë të gjakosur pasi i kishin vjedhur orën me vlerë që mbante.

perplasje me arme ne itali

Sondazh

Poll