Aktualitet

Iu kap arsenal armësh në banesë/ Gjykata e Vlorës e la në burg, Luçiano Deraj kyç gojën para hetuesve

Seanca gjyqësore ndaj Derajt u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 35-vjeçari e ka kyçur gojën para togave të zeza.

10 Mars 2024, 12:23 Nga r.ll
Iu kap arsenal armësh në banesë/ Gjykata e Vlorës e la
luciano deraj

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçiano Deraj, i cili u arrestua tre ditë më parë, pasi iu gjet arsenal armësh dhe municionesh në banesën e tij në Babicë.  Seanca gjyqësore ndaj Derajt u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 35-vjeçari e ka kyçur gojën para togave të zeza. Ai nuk ka dhënë asnjë informacion nëse kishte lidhje me ndonjë grup kriminal ose nga i kishte siguruar armët. 

Një ditë pas arrestimit të tij u publikuan edhe fotot e banesës ku u kapën armët dhe municionet, ku shihej se shtëpia monitorohej në çdo cep nga kamerat. 35-vjeçari jetonte në banesë bashkë me njerkën, babain edhe gjyshërit.

Këta të fundit u shprehën se u tronditën kur panë aq shumë polici në banesë për kontroll. Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Kjo është sasia më e madhe e armatimit e kapur në Vlorë kohët e fundit. 

Ka dyshime se një snajper i sekuestruar është ai që u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

 

luciano deraj

Sondazh

Poll