10 Mars 2024, 10:49
Nga r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi ishte i dënuar me burg për kultivim të lëndëve narkotike.
Lufti Zeka ishte dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Krujës, si bashkëautor i tre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, të kryera gjatë vitit 2019. Zeka në bashkëpunim me 11 të tjerë kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.
Pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme me partnerët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për llogari të 2 shteteve.
Finalizohet nga Policia e Spanjës, pas sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Four”.
I dënuar me 4 vjet burgim, si bashkautor i 3 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, të kryera gjatë vitit 2019, vihet në pranga 34-vjeçari.
Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me partnerët spanjollë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, nga autoritetet në Shqipëri.
Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, ka mundësuar finalizimin në Spanjë, të operacionit policor të koduar “Four”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Lutfi Xeka, 34 vjeç.
Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Lutfi Xeka, në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.
Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019.
Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
lutfi zeka
Aktualitet
10 Mars 2024, 10:18
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Përplasja mes bandave shqiptare në një lokali në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e nj...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:56
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Në kuadër të operacionit policor "Sundimi i ligjit", janë zbuluar në Lushnje dy lokale ku viheshin baste ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:45
r.ll
leonard mnela
TIRANË- Më pak se 40 euro ka paguar Leonard Mnela, personazhi i botës së krimit që për 21 vite mashtroi Shqip&e...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:39
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident raportohet se ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Ferit Xhajko" Tiranë.
Në a...
Aktualitet
10 Mars 2024, 09:21
r.ll
makina e agron pukes
TIRANË- Gjykata ka caktuar burg pa afat për 54-vjeçarin, Agron Puka i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodh...
Aktualitet
10 Mars 2024, 08:55
r.ll
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë natës, pas të shtënave që trondit&...
Aktualitet
10 Mars 2024, 07:38
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një 44-vjeçare shqiptare ka qenë "truri" i një vjedhjeje prej 150 mijë eurosh në një shtëp...
Aktualitet
10 Mars 2024, 07:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri...
Aktualitet
9 Mars 2024, 22:33
r.ll
pamjet nga vendngjarja
ITALI- Përplasja me armë zjarri mes bandave ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Frosinones në Itali. Dy b...
Aktualitet
9 Mars 2024, 22:03
r.ll
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një perplasje me armë mes bandash në Itali ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Nga përplasja m...