Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Gjykata e lë në burg, Agron Puka: Qëllova për vetëmbrojtje

Tre autorët e atentatit, Vincens Tuku, Amarildo Koka dhe Kevin Ndoka që qëlluan me armë zjarri drejt makinës së 54-vjeçair janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

10 Mars 2024, 09:21 Nga r.ll
Atentati në Lezhë/ Gjykata e lë në burg, Agron Puka:
makina e agron pukes

TIRANË- Gjykata ka caktuar burg pa afat për 54-vjeçarin, Agron Puka i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lezhë. Puka u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që nga dita e atentatit.

Në deklaratën e tij para policisë, 54-vjeçari ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë. 

Tre autorët e atentatit, Vincens Tuku, Amarildo Koka dhe Kevin Ndoka që qëlluan me armë zjarri drejt makinës së 54-vjeçair janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Autorët akuzohen pë veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Autorët dhe 54-vjeçari kanë pasur më herët një konflikt mes tyre për motive të dobëta.

agron puka atentat ne lezhe

Sondazh

Poll