Aktualitet

“Skandaloze, prisnim një Gjykatë Kushtetuese që të mos pyeste për politikën”, Blendi Fevziu: Veprimi i Arta Vorpsit i

16 Nëntor 2019, 06:24 Nga DOSJA
“Skandaloze, prisnim një Gjykatë Kushtetuese që të mos

Tiranë- Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për veprimin e Arta Vorpsit, e cila injoroi Presidentin Ilit Meta, duke u betuar si anëtarja e Kushtetueses para një notereje.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, gazetari u shpreh se ku veprim i Vorpsit është i tmershëm, ndërkohë që pritej një Gjykatë Kushtetuese e cila do t’i qëndronte mbi kokë politikës.

“Unë i kuptoj të gjithë këta, por të kuptoj që një juriste që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë shkon dhe betohet tek noterja, kjo është dhe më e tmerrshme. Më seriozja në gjithë këtë kaos shteti ishte noterja, e cila tha “unë nuk kam zëvendësuar presidentin, kam vërtetuar vetëm firmën”, është shprehur ai. 

Për situatën në Gjykatë Kushtetuese, Fevziu është shprehur:  “Sot është një batutë megjithëse është e rëndë që thotë ‘fëmija lind i vdekur’. U ngrit gjithë kjo histori e reformës në drejtësi që në fakt mund të ishte e nevojshme. Kishim një Gjykatë Kushtetuese me personazhe që mund të kenë shumë kritika, por gjithsesi kishin një integritet. Befas në votimin e parë të provës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë shkuar dhe kanë votuar politikisht. Kanë ndarë dy pro Metës dhe dy pro Ramës, pro Parlamentit po themi. Të katër këta njëherë nuk merrnin vendim, duhet të jenë pesë që të marrin vendim. Po u morën pesë marrin vendime. Problemi është kështu që kësaj here këta do mbanin një qëndrim që po e quajmë, juridik për qejf se nuk e impakton. Këta edhe në këtë vendim u ndanë politikisht. Kjo është skandaloze. Të bësh një reformë në drejtësi dhe këta të votojnë politikisht. Tani ata po zihen kush të futet një këndej dhe një andej dhe të ndajnë Gjykatën Kushtetuese. Prisnim një Gjykatë Kushtetuese që të mos pyeste për politikën dhe t’u rrinte politikës mbi kokë”, tha Fevziu.

Dy ditë më parë  anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës, ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Nga ana tjetër edhe Kushtetuesja nuk e ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të re të këtij institucioni. Në reagimin e bërë publik nga ky insitucion, vihet theksi te fillimi i detyrës për tre anëtaret e betuara para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi sfidon metën betimi i arta vorpsit blendi fevziu arta vorpsi sfidon metën betimi i arta vorpsit blendi fevziu

Sondazh

Poll