Aktualitet

Dalin EMRAT/ KLP miraton listën, ja kush janë prokurorët që do garojnë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

15 Nëntor 2019, 16:08 Nga DOSJA
Dalin EMRAT/ KLP miraton listën, ja kush janë prokurorët që

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar pasditen e sotme listën e prokurorëve kandidatë për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Bashkë me listën e prokurorëve kandidatë, janë vendosur edhe emrat e atyre që nuk i përmbushin kushtet për t’u bërë pjesë e shortit. Ata janë: Arqilea Koça, Ferdinand Elezi, Alfred Agolli, Artan Bajrami, Irma Balli dhe Elvin Gokaj.

Njoftimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

I) Prokuroria e Përgjithshme
Arta Marku
Adnan Xholi,
Adnand Kosova,
Alfred Progonati,
Alma Muça,
Anila Leka,
Arben Kraja,
Bilbil Mete,
Kujtim Luli,
Sokol Stojani,
Thoma Jano
II) Prokuroritë e Apeleve
Dritan Peka,
Altin Dumani,
Arben Qosja,
Edmond Hyka,
Fatjona Memcaj,
Genti Xholi,
Nezir Gjoka,
Moisi Duda,
Ludovik Dodaj,
Altin Binaj,
Henrik Haxhiraj,
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” Nr. 1, godina e Prokurorisë së Përgjithshme,Tiranë

Pelivan Malaj,
Kleanthi Zeka,
Brahim Dragjoshi,
Rozeta Qirjaqi.
Gjon Fusha.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Nuk përmbushin kushtet

I) Prokuroria e Përgjithshme
Arqilea Koça

II) Prokuroritë e Apeleve
Ferdinand Elezi,
Alfred Agolli,
Artan Bajrami,
Irma Balli
Elvin Gokaj

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1 gërma “b” të ligjit nr.115/2016.

Lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Dy ditë më parë në mbledhje KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri, për të cilin garojnë tre emra: Arta Marku, Olsjan Çela dhe Fatjona Memçaj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e klp prokuroret kandidate ne ked mbledhja e klp prokuroret kandidate ne ked

Sondazh

Poll