Arta Vorpsi firmosi tek noterja, ‘shpërthen’ Kim Mehmeti: Gjyqtarja që duhet të mbrojë Kushtetutën betohet në kafene
15 Nëntor 2019, 20:48Nga DOSJA
Publicisti dhe analisti, Kim Mehmeti e ka quajtur të paprecedentë betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi tek një zyrë noterie.
I ftuar në RTV Ora, Mehmeti tha se kjo është një siutatë e pa precedentë, pasi sipas tij betimin e ka bërë në kafene.
“Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, unë nuk jam gjykatës apo ndonjë njohës i mirë, por ka diçka që shihet edhe pa syzet e ekspertit, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë”- tha Mehmeti.
Ditën e djeshme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës, ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MIRDITË– Një kalimtar është përplasur për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën në fshatin Gziq, pranë rrugës së Kombit. Ngjarja ka ndodhur p...
TIRANË- Sevim Arbana një nga aktivistet për të drejtat e njeriut është vënë në qendër të mediave për shkak të një deklarate për kryeministrin Edi Rama. Në ...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar pasditen e sotme listën e prokurorëve kandidatë për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.Bashkë me list...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta me një gjuhë të ashpër foli sot në konferencën për mediat kundër Ardian Dvoranin, kreun e KED. Meta tha se do të padisë kreun ...
TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u shpreh se element të rrezikshëm të cilët edhe pse ndodhen në burgje ose janë dë...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas miratimit të rezolutës nga Kuvendi. Përmes një njoftimi thuhet se mungon kuorumi për të marrë vendimet e d...
TIRANË– Amarilda Leka, 33-vjeçarja që ra sot në prangat e policisë është një emër mjaft i njohur për Policinë e Shtetit. Ish-Asistentja e ish-minist...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka reaguar, lidhur me situatën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni.Kushtetuesja nuk e ka njohur Arta ...