Aktualitet

Akuzat e Metës për Dvoranin, ja sa vite burg rrezikon kreu i KED

15 Nëntor 2019, 16:05 Nga DOSJA
Akuzat e Metës për Dvoranin, ja sa vite burg rrezikon kreu i KED

TIRANË- Presidenti Ilir Meta me një gjuhë të ashpër foli sot në konferencën për mediat kundër Ardian Dvoranin, kreun e KED. Meta tha se do të padisë kreun e KED për dy vepra penale, që janë; shpërdirim i deytyrës dhe përvetëismi i titujve shtetëror.

Por duke parë këto vepra në Kodin Penal, nëse Prokuroria nis hetimet dhe më pas faktohen nga Gjykata, kreu i KED rrezikon deri në vite burgim

NENET NË KODIN PENAL

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Neni 246

Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ilir meta kodi penal padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta kodi penal padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll