Aktualitet

Moti i keq të dielën, ndalohen lëvizjet e trageteve në Durrës-Bari-Durrës

Sipas DPD-së, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse. Trageti i linjes Durrës-Ankona-Durres do të operojë normalisht ditën e diel.

8 Mars 2024, 20:49 Nga h.k
Moti i keq të dielën, ndalohen lëvizjet e trageteve në
Foto ilustruese

DURRËS-Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit të dielën të ndalohet levizja e anijeve pasagjerë në linjat nderkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra" njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Sipas DPD-së, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse. Trageti i linjes Durrës-Ankona-Durres do të operojë normalisht ditën e diel.

 

moti i keq ne durres

Sondazh

Poll