Aktualitet

Kapen rreth 40 kg drogë në Kapshticë, shoqërohen në polici disa persona

Sipas raportimeve, droga ishte fshehur në shasinë e automjetit, ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe disa persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

8 Mars 2024, 13:25 Nga r.ll
Kapen rreth 40 kg drogë në Kapshticë, shoqërohen në
kapshtice

TIRANË- Rreth 40 kilogramë lëndë narkotike kanabis, janë kapur në pikën kufitare të Kpashticës. Droga u kap gjatë kontrollit të një automjeti tip "Audi Q7". 

Sipas raportimeve, droga ishte fshehur në shasinë e automjetit, ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe disa persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Mësohet se policia po ushtron kontrolle në automjete dhe banesat e personave të shoqëruar në komisariat. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim.

 

 

kapshtice

Sondazh

Poll