Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga 3 gjykata italiane, arrestohet në Gjermani 43-vjeçari shqiptar

Mësohet se në përfundim të një hetimi kompleks të kryer nga njësia hetimore e Komandës Krahinore të Karabinierëve të Veronës, me koordinim të shërbimit për bashkëpunim ndërkombëtar policor të Ministrisë së Brendshme,  arrit arrestimi i 43-vjeçarit shqiptar të mërkurën në Frankfurt.

8 Mars 2024, 18:06 Nga M.B
EMRI/ I dënuar nga 3 gjykata italiane, arrestohet në Gjermani
Foto ilustruese

ITALIA– Një 43-vjeçar shqiptar i identifikuar si Flori Katreli, i dënuar nga 3 gjykata të ndryshme italiane, është arrestuar në Gjermani. Mësohet se në përfundim të një hetimi kompleks të kryer nga njësia hetimore e Komandës Krahinore të Karabinierëve të Veronës, me koordinim të shërbimit për bashkëpunim ndërkombëtar policor të Ministrisë së Brendshme,  arrit arrestimi i 43-vjeçarit shqiptar të mërkurën në Frankfurt. Mediat italiane raportojnë se më 11 dhjetor 2023, Prokuroria e Veronës lëshoi ​​3 urdhër-arreste europiane ndaj tij, pas një urdhri paraburgimi të nënshkruar më 11 gusht të po këtij viti, duke deleguar për ekzekutimin e masës së sigurisë karabinierët e Veronës. 43-vjeçari në fakt duhet të vuajë një dënim prej 6 vitesh, 10 muaj e 17 ditë burg, për tre dënimet.

Dënimi i parë është shqiptuar nga Gjykata e Milanos më 15 dhjetor 2017 për një episod mashtrimi dhe falsifikimi të kryer në kryeqytetin e Lombardisë më 26 korrik 20213, në lidhje me përvetësimin e një mjeti Volksvagen Golf. E dyta u dha nga gjykata e Brescia më 19 korrik 2017 për pastrim parash, marrje mallrash të vjedhura dhe falsifikim, të ndodhura në Brescia midis 2010 dhe 2011, në lidhje me disa makina luksoze, një BMW C220, një Porsche Carrera e një Range Rover. Dënimi i tretë erdhi nga gjykata e Veronës më 17 dhjetor, për një tentativë hapje zjarri të përbashkët të kryer me disa bashkëpunëtorë në Bussolengo më 14 shtator 2013, duke dëmtuar një dyqan antik. 

italia gjermania

Sondazh

Poll