Aktualitet

VIDEO/ ‘Audi Q7’ i mbushur me drogë, dalin pamjet nga momenti kur bllokohet në doganën e Kapshticës

Automjeti i cili drejtohej nga 42-vjeçari Julian Suljoti u ndalua për kontroll në vijën e dytë, përfshirë edhe procesin e skanimit të kryer nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën 51 kilogramë cannabis sativa, e ndarë në pako.

8 Mars 2024, 20:34 Nga h.k
VIDEO/ ‘Audi Q7’ i mbushur me drogë, dalin pamjet nga momenti
Foto ilustruese

KORÇË-Ky është momenti kur automjeti luksoz tip “Audi Q7” është ndaluar në doganën e Kapshticës për kontroll, por ishte mbushur me drogë.

Automjeti i cili drejtohej nga 42-vjeçari Julian Suljoti u ndalua për kontroll në vijën e dytë, përfshirë edhe procesin e skanimit të kryer nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën 51 kilogramë cannabis sativa, e ndarë në pako.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të tiju gjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”. Së bashku me sasinë e lëndës narkotike dhe armën e zjarrit, u sekuestruan 6 celularë dhe 5 automjete.

Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Endri Merolli dhe Stelio Suljoti.

audi kapshtice droge kanabis

Sondazh

Poll