Aktualitet

Shpërndanin drogë me skutera, arrestohen 7 shqiptarë në Belgjikë

Gjatë kontrolleve, policia gjeti armë zjarri, municione, pasaporta false, kokainë, tableta ekstazi dhe një shumë prej 38 mijë eurosh cash.

8 Mars 2024, 14:06 Nga r.ll
Shpërndanin drogë me skutera, arrestohen 7 shqiptarë në
foto ilustruese

BELGJIKË- Shtatë shqiptarë janë arrestuar pas disa kontrolleve në banesat e tyre në Belgjikë pasi trafikonin lëndë narkotike.  Kontrollet policore u bënë të martën në Antwerp, Berchem, Borgerhout dhe Deurne. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga shtatë shqiptarë të moshës 28 deri në 45 vjeç.

Hetimi filloi vitin e kaluar, kur u identifikuan personat e dyshuar për shitjen e kokainës në Antwerp. “Tregtarët e dyshuar të drogës udhëtuan me një skuter për të shitur drogë”, shpjegon prokurori publik. Puna intensive hetimore zbuloi organizatën kriminale.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti armë zjarri, municione, pasaporta false, kokainë, tableta ekstazi dhe një shumë prej 38 mijë eurosh cash. Në garazhin e njërit prej të dyshuarve është gjetur edhe një skuter i përdorur.

belgjike

Sondazh

Poll