Aktualitet

EMRAT/ Shkojnë për të mbledhur faturat e papaguara, punonjësit e kompanisë zbulojnë rrjetin shqiptar të kultivimit të kanabisit në Britani

Mediat e huaja raportojnë se 3 persona janë në gjyq të akuzuar si pjesë e një rrjeti për të prodhuar drogën e klasës B në Oxfordshire dhe Essex.

8 Mars 2024, 18:37 Nga M.B
EMRAT/ Shkojnë për të mbledhur faturat e papaguara,
Foto ilustruese

BRITANI- Një rrjet shqiptar i kultivimit të kanabisit prej 1.5 milionë funtesh u zbulua gabimisht kur një kompani energjetike shkoi për të mbledhur fatura të papaguar të energjisë elektrike në një shtëpi në Oksford. Mediat e huaja raportojnë se 3 persona janë në gjyq të akuzuar si pjesë e një rrjeti për të prodhuar drogën e klasës B në Oxfordshire dhe Essex. Tre adresa të veçanta u identifikuan si fabrika kanabisi, dy prona banimi në Oksford, dhe një njësi e madhe industriale në South Fambridge, Essex, e quajtur Ferma e Shellfish. 

"Një përfaqësues nga kompania mori pjesë në pronë dhe pa bimë kanabisi kudo. Rritja dukej të ishte shumë profesionale”, tha prokurori.

Shqiptarët Dritan Meta, 43-vjeç, Refik Skepi, 45-vjeç dhe Visar Elazaj, 38-vjeç, akuzohen për prodhimin e një droge të kontrolluar nga 1 qershori 2021 deri më 18 gusht 2022. Mësohet se ata i kanë mohuar akuzat.

droga shqiptare

Sondazh

Poll