Politike

Berisha: Kontributi i grave në shoqëri, i paçmueshëm në të gjitha aspektet, por janë të diskriminuara

Berisha tha se ekzistenca e kombit shqiptar është atribut i nderit të grave dhe vajzave.

8 Mars 2024, 19:09 Nga M.B
Berisha: Kontributi i grave në shoqëri, i paçmueshëm
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot para mbështetësve të tij se përulet me nderim e mirënjohje para nënave, motrave, zonjave, zonjushave kudo që ndodhen. Berisha tha se ekzistenca e kombit shqiptar është atribut i nderit të grave dhe vajzave. Ai tha se me asgjë nuk mund të shpërblehet ai vlerësim që nënat dhe motrat, gratë meritojnë.

Berisha shtoi në këtë 8 mars se kontributi i grave dhe vajzave në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues, vendimtar, guximi, përkushtimi i tyre, sipas tij, ishte përcaktues për çlirimin e Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të zjarrtë ju qëndrestarëve të lirisë, por sonte para jush dhe në emër tuaj dua të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para nënave, motrave, zonjave, zonjushave të pranishme sot në këtë protestë dhe kudo që janë në të 4-anët e Shqipërisë dhe kudo që ndodhen jashtë dheut tonë, në mbarë botën.

Të dashur miq! Nuk ka fjalë, nuk ka himn, nuk ka apoteozë, nuk ka simfoni, nuk ka këngë, nuk ka melodi që mund të paraqesë atë që nënat, motrat, vajzat, gratë tona meritojnë për gjithçka ato kanë bërë dhe bëjnë.
Miqtë e mi! Nuk dua të harrojmë se vetë bota e qytetëruar dhe qytetërimi kanë në themel para së gjithash dhe mbi të gjitha, gruan, nënën vajzën, motrën. Ekzistenca e kombit shqiptar si i tillë, është atribut i nderit të tyre.
Dhjetëra e dhjetëra pushtime kaluam në këto troje, por ato lindën vetëm shqiptarë. Ruajtën për të marrë hua fjalën e një nëne e cila u ndodh në kampin e Tepelenës dhe varrosi fëmijën e vet; ruajta thotë sojin e burrit. Ruajti nderin e vet dhe të tilla qenë gratë shqiptare në shekuj. Ndaj dhe ne ngelëm shqiptarë.

Miqtë e mi! Me asgjë nuk mund të shpërblehet ai vlerësim që nënat dhe motrat, gratë meritojnë.
Ato janë së bashku me forcën hyjnore, krijuesit e mrekullisë më të madhe të shoqërisë njerëzore, familjes, vatrës familjare. Por nga ana tjetër në mënyrë të padrejtë ato u shpërblyen me murin e patriarkisë, me sundimin e patriarkialitetin, mur i cili në shekuj dhe mijëvjeçar ishte dhunuesi më absolut i të drejtave të njeriut.

Mur i cili edhe sot është gjenerator dhunë dhe padrejtësie ndaj tyre. Është kudo në botë, por në Shqipëri është ndër më të egrit, më të rëndë se kudo tjetër. Kontributi i nënave, motrave, vajzave dhe grave në shoqëri është i paçmueshëm në të gjitha aspektet dhe megjithatë ato janë të diskriminuara. Kontributi i tyre në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues, vendimtar, guximi, përkushtimi i tyre ishte përcaktues për çlirimin e Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll