Politike

“Drafti për Amnistinë Penale duhet të marrë të gjitha votat", Manja: Nëse problemi janë të dënuarit nga GJKKO, jemi gati të tërhiqemi

Për kalimin e Amnistisë Penale në Kuvend, duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka.

8 Mars 2024, 13:49 Nga r.ll
“Drafti për Amnistinë Penale duhet të marrë të
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka vizituar ditën e sotme Burgun e Grave në Ali Dem. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, ai është shprehur se janë të gatshëm të tërhiqen nga amnistimi i të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tha se drafti duhet të marrë të gjitha votat në Kuvend. Për kalimin e Amnistisë Penale në Kuvend, duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka.

“U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi në Kuvendin e Shqipërisë, pa përjashtim… dhe një nga arsyet se unë pres ditën kur ta fusim në rendin e ditës, ka të bëjë me votën që duhet të marrë, jo thjesht 84 vota. Unë kam thënë se ky ligj amnistia, që ka 4 vjet që nuk është bërë të marrë votën e të gjithë deputetëve.

E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar, jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin fillestar të amnistisë. Por nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut, i cila është dënuar nga GJKKO dhe kur i thashë që ka një qëndrim për këtë, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste të përfitonte 1 vit e gjysmë viti ulje dënimi, por fatkeqësisht dakordësia dhe kompromisi për ta kaluar atë ligj, është heqja dorë nga ai amendament. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi nga amendamenti”, tha Manja.

ulsi manja gjkko amnistia penale

Sondazh

Poll