Politike

Meta: Çmimi i lartë i energjisë, pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e pensionistëve

Nga ana tjetër Meta tha se Partia e Lirisë është e angazhuar të për të dhënë një zgjidhje konkrete për pensionistët. 

8 Mars 2024, 18:09 Nga h.k
Meta: Çmimi i lartë i energjisë, pasoja të rënda
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi nje takim me strukturar ne qarkun Fier ku tha se pensionistët sot po vuajnë pasoja të mëdha shëndetësore, për shkak të pamundësisë së tyre për të paguar faturat e energjisë elektrike. Nga ana tjetër Meta tha se Partia e Lirisë është e angazhuar të për të dhënë një zgjidhje konkrete për pensionistët. 

Meta: Pensionistët sot po vuajnë pasoja të mëdha shëndetësore, për shkak të pamundësisë së tyre për të paguar faturat e energjisë elektrike. Por ka akoma edhe më tej raste dhe më të rënda dhe pikërisht këtu në Qarkun e Fierit, me pasoja tragjike, kur një pensioniste 66 vjeçare humbi jetën nga i ftohti, sepse nuk paguante dot faturat e energjisë, apo rasti i kryefamiljarit nga Lushnja që vari veten, sepse ishte arrestuar për lidhjen e paligjshme të energjisë, të cilën nuk kishte mundësi ta paguante.

Janë këto disa nga arsyet që ne kemi paraqitur paketën e propozimeve për uljen e çmimit të energjisë për familjarët dhe veçanërisht për pensionistët, pensionet e ulëta të të cilëve nuk u mjaftojnë as për t’u ushqyer. Sepse 60% e pensionit mesatar shpenzohen vetëm për ushqim, ndërkohë shpenzimet për energjinë janë rritur 60% sipas OBSH-së, pjesën më të mirë të barnave shteti nuk ua rimburson, edhe energjinë nuk e paguajnë dot. Dhe për pasojë u përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe humbin dhe jetën.

Ndaj jemi shumë të angazhuar për ti dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë pensionistëve. Ky është një përkushtim programtik i Partisë së Lirisë, e cila do të imponojë me çdo çmim një sjellje krejt tjetër ndaj moshës së tretë, sepse janë njerëzit që kanë kontribuar kaq shumë për këtë vend.

ilir meta

Sondazh

Poll