Politike

Negociatat "e fshehta", Korreshi publikon foton e Alibeajt: Pazaret i bëjnë në kafe, i shërbejnë si zar Ramës

Korreshi ka publikuar një foto të Alibeajt në kafe, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohet se është përfaqësues i PS-së.

8 Mars 2024, 16:34 Nga M.B
Negociatat "e fshehta", Korreshi publikon foton e Alibeajt: Pazaret i
Postimi i Saimir Korreshit


TIRANA– Teksa po raportohet për negociata të fshehta me mazhorancës dhe opozitës për normalizinin e jetës parlamentare, PD e vulës i ka hedhur poshtë këto zëra. Lidhur me këto zhvillime, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ironizuar deputetin tjetër të opozitës, Enkelejd Alibeajn. Korreshi ka publikuar një foto të Alibeajt në kafe, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohet se është përfaqësues i PS-së. 

"Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës", shkruan Koreshi ndër të tjera.

Gjatë ditës së sotme, ishte ministrja Elisa Spiropali, e cila deklaroi se PS nuk ka përse të negociojë me opozitën për një reformë zgjedhore, që ajo tha se është publike.

Postimi i deputetit Saimir Koreshi:

Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.

Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.

Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”.

pd ps

Sondazh

Poll