Sport

VIDEO/ Një gazetare spanjole e ftoi ‘live’ Jude Bellinghamin në shtëpinë e saj…

Gazetarja sportive Alessia Tarcino ka një marrëdhënie të mirë me yllin e Real Madridit dhe këtë e tregon në çdo rast…

8 Mars 2024, 18:33 Nga DOSJA

VIDEO/ Një gazetare spanjole e ftoi ‘live’ Jude Bellinghamin

SPANJE - Real Madridi barazoi 1-1 me Leipzig, të mërkurën mbrëma në Madrid dhe kaloi në çerekfinalet e Champions League. 

Pas ndeshjes disa lojtarë të Realit shkuan në zonën mikse për deklarata dhe njëri prej tyre ishte edhe Jude Bellingham. Futbollisti anglez i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, ndërkohë që kishte ardhur koha për të folur edhe me reporteren e Amazon. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alessia Tarquinio (@latarqui_)

Gazetarja sportive spanjole Alesia Tarcino, e cila duket se ka krijuar një marrëdhënie të mirë me Bellinghamin për shkak të profesionit, pasi e pyeti për lojën, e falënderoi sepse e bën djalin e saj më të mirë. 

"Në fakt kam një kërkesë tjetër, a mund t'i thoni djalit tim t'i bëjë detyrat e shtëpisë në spanjisht ju lutem?"- i tha gazetarja, ndërkohë që lojtari i dërgoi mesazhin djalit: "Gabriel, bëj spanjishten, ose do të përfundosh si unë, që do të thotë të mos flasësh mirë spanjisht." 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alessia Tarquinio (@latarqui_)

Biseda vazhdoi me gazetaren, duke i thënë ndërkombëtarit anglez: “Dëshiron të vish në shtëpi me mua?” Sigurisht, ajo nuk kishte një qëllim keqdashës, por donte që Bellingham të shkonte në shtëpinë e saj për të folur me djalin e saj! 

Ylli i Realit qeshi dhe la të nënkutonte se ndoshta një ditë do të shkojë në shtëpi për të takuar Gabrielin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll