Sport

BEFASUESE/ Camavinga dhe Tchouaméni edhe muzikantë... interpretimi i tyre në piano është impresionues! Shikojeni videon

Dy lojtarët e real Madridit kanë treguar aftësitë e tyre muzikore

8 Mars 2024, 15:41 Nga DOSJA

BEFASUESE/ Camavinga dhe Tchouaméni edhe muzikantë... interpretimi i

SPANJE - Camavinga dhe Tchouaméni i kanë befasuar të gjithë, por jo në fushën e lojës, por përballë një pianoje. Të dy kanë treguar aftësitë e tyre muzikore, duke luajtur një pjesë muzikore me katër duar.

Në një piano Mahou, dy lojtarët e Real Madridit janë shoqëruar nga muzikantë dhe këngëtarë të tjerë, për të performuar së bashku këngën ‘7 Years’ të këngëtarit Lukas Graham.

Tchouaméni e kishte treguar tashmë talentin e tij kur luante piano në disa raste, por edhe Camavinga rrëfeu këtë javë, se edhe ai gjithashtu mund të luajë në piano, kitarë dhe të këndojë. Diçka që është dëshmuar me këtë performancë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll