Sport

Ceferin mbështet italianin: "Unë besoj se Gravina do të shpjegojë gjithçka"...

Presidenti i UEFA-s shpreh “mbështetje të plotë” për liderin e futbollit italian të akuzuar

8 Mars 2024, 17:45 Nga DOSJA

Ceferin mbështet italianin: "Unë besoj se Gravina do të

ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin shprehu këtë të premte "mbështetje të plotë" për Gabriele Gravinën, kreun e futbollit italian, i cili është nën hetim për përvetësim dhe pastrim parash.

Gabriele Gravina, i cili është president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe zv.president i UEFA-s, akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme para nga një ankand i të drejtave televizive në vitin 2018 për të blerë një shtëpi në Milano.

Udhëheqësi 70-vjeçar italian dyshohet se përdori gjithashtu marrëveshjen për të drejtat televizive për të rregulluar shitjen private të një koleksioni të vlefshëm librash mesjetarë që zotëronte, megjithëse ajo marrëveshje nuk u përfundua kurrë.

Presidenti i FIGC mohon çdo keqbërje dhe avokatët e tij të mërkurën u siguruan prokurorëve të Romës disa dokumente që vërtetonin se paratë për blerjen e shtëpisë së Milanos erdhën nga një burim tjetër.

Ceferin mbështet italianin: "Unë besoj se Gravina do të

"Unë absolutisht besoj se ai (Gravina) do të shpjegojë gjithçka. Ai ka mbështetjen time të plotë. Problemi është se dëmi tashmë është bërë, por fatkeqësisht jetojmë në kohë vërtet të tmerrshme",- thotë Aleksander Ceferin në një deklaratë për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Presidenti i UEFA-s ofron gjithashtu “mbështetjen e tij personale” për Gabriele Gravinan, të cilin e njeh “shumë mirë” dhe e konsideron si “një person të ndershëm, të respektuar dhe një lider të madh futbolli”.

Gravina u zgjodh president i FIGC në 2018, pasi kishte udhëhequr Lega Pro (niveli i tretë i futbollit italian) që nga viti 2005. Në prill 2022 ai u zgjodh në komitetin ekzekutiv të UEFA-s dhe u bë zv.president dy vjet më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll