Sport

FOTO/ Mauro Icardi ka lyer flokët rozë, për t’i uruar 8 Marsin Wanda Naras!...

Sulmuesi i Galatasaray-t është marrëzisht i dashuruar me Wanda Narën

8 Mars 2024, 18:13 Nga DOSJA

FOTO/ Mauro Icardi ka lyer flokët rozë, për t’i uruar 8

TURQI - “Së bashku nuk munden dhe veçmas nuk munden!” Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë bashkë që nga viti 2013 dhe janë takuar kur ajo ishte ende e martuar me ish-futbollistin e Barcelonës, Maxi Lopez. 

Çifti nga Argjentina ka kaluar shumë kriza në martesën e tyre dhe tradhëtia ka qenë gjithmonë në plan të parë. Të dy, Mauro dhe Wanda, pavarësisht se çfarë devijimesh bëjnë, kthehen në krahët e njëri-tjetrit për të rritur së bashku dy vajzat e tyre. 

FOTO/ Mauro Icardi ka lyer flokët rozë, për t’i uruar 8

FOTO/ Mauro Icardi ka lyer flokët rozë, për t’i uruar 8

Mauro Icardi, i cili luan dy vitet e fundit në Galata, nuk e ka harruar ditën e gruas dhe ka dashur të urojë publikisht Wanda Narën. Ai ka lyer edhe një herë flokët rozë, ka bërë një foto me të dashurën e tij dhe ka shkruar në rrjetet sociale: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????? (@mauroicardi)

“Gruaja që më mbush çdo ditë me dashurinë e saj të pakushtëzuar, GRUAJA që më dhuroi dy Princesha të bukura, partneres, besnikëve dhe dashurisë së jetës sime... Të festoj sot dhe gjithmonë. 

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll