Sport

Christian Wück do të marrë detyrën nga Hrubesch, si trajner i kombëtares së femrave pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Christian Wück do të zëvendësojë Horst Hrubesch, si trajner i femrave gjermane pas Lojërave Olimpike, njoftoi Federata Gjermane e Futbollit (DFB) këtë të premte.

8 Mars 2024, 16:38 Nga DOSJA
Christian Wück do të marrë detyrën nga Hrubesch, si trajner

GJERMANI - Christian Wück do të marrë detyrën nga Horst Hrubesch, si trajner i kombëtares së femrave gjermane pas Lojërave Olimpike, njoftoi Federata Gjermane e Futbollit (DFB) këtë të premte.

Wück sapo është kurorëzuar kampion bote me ekipin gjerman U-17, ndërsa Hrubesch udhëhoqi ekipin e femrave për t'u kualifikuar në ndeshjet e Parisit.

Maren Meinert, sipas DFB-së, do të jetë asistentja e dytë e Wück-ut, ndërsa vendimi për pozicionin e dytë të asistentit do të merret më vonë.

Meinert ishte kampione bote si lojtare dhe si trajnere ajo fitoi dy tituj bote nën 20 vjeç dhe tre tituj të botës nën 19 vjeç.

Përveç kësaj, ajo i përkiste ekipit të ndihmësve të Silvia Neid, trajnere gjermane për femra për vite me radhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll