Sport

Mikel Arteta, trajneri më i mirë në Premier League për muajin shkurt…

Spanjoli fitoi çmimin për trajnerin më të mirë të muajit shkurt në Premier League dhe tashmë ka shtatë çmime të tillë.

8 Mars 2024, 15:11 Nga DOSJA

Mikel Arteta, trajneri më i mirë në Premier League për

SPANJE - Spanjoli Mikel Arteta, tekniku i Arsenalit, fitoi çmimin si trajneri më i mirë i muajit shkurt në Premier League dhe tashmë ka shtatë çmime të tillë.

Arteta dhe Arsenali i tij ishin të vetmit që fituan katër ndeshjet që luajtën në shkurt, kundër Liverpool, West Ham, Burnley dhe Newcastle. Për më tepër, në këtë periudhë ata shënuan 18 gola dhe pësuan vetëm dy.

Sir Alex Ferguson, ai që ka më shumë

Lojtari i San Sebastianit është një çmim larg Martin O'Neill dhe Harry Redknapp dhe tre nga Jürgen Klopp dhe David Moyes. Në “Top 3” janë Pep Guardiola me 11 trofe, Arsène Wenger me 15 dhe Sir Alex Ferguson me 27. 

Mikel Arteta është trajneri që ka drejtuar më pak ndeshje në Premierligë nga të gjithë, me 160. Në votim ai fitoi ndaj Erik Ten Hag të Manchester United dhe Pep Guardiola i Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll